top of page

​

Studioja jone është e specializuar në ofrimin e konsulencës ligjore të vazhdueshme për cdo individ apo familje e cila has vështirësi në interpretimin e legjislacionit apo në ndjekjen e procedurave të caktuara ligjore. Ne ju përfaqësojmë në të gjitha procedurat jurdike ku ju keni nevojë. Ju garantojmë mbrojtje për të gjitha të drejtat tuaja të pamohueshme. Në rastet kur midis Studios dhe individit apo familjes ka një marrveshje me afat jo më pak se 6 muaj, përfitojnë shërbimet e mëposhtme:

a) Këshillimit ligjor për çështje të ndryshme pa tarifë shtesë.

b) Përgatitjes së kërkesëpadive ose të kërkesave gjatë procedimit penal, si dhe të kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të prokurorisë, arbitrazhit ose të organeve të administratës publike

c) Përgatitjes së kërkesave drejtuar Gjykatave në republikën e Shqipërisë

d) Përgatitjes së ankesave dhe kërkesave të personave fizikë ose juridikë

e) Hartimit të kontratave e të marrëveshjeve, si dhe të çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike në interes të të përfaqësuarit.

f) Përfaqësimi sipas tarifave shtetërore në çështjet civile, penale dhe administrative, në të gjithë nivelin Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, dhe pranë të gjitha organeve Publike dhe Private.

Me abonimin e mësipërm, ju përfitoni Avokatin tuaj apo Avokatin e familjes suaj.

Abonim juridik per persona fizike

​

​

bottom of page